• e hënë, 08 korrik 2024

Ushtria izraelite kumtoi se ka shkatërruar 130 tunele të Hamasit në Gazë

Ushtria izraelite kumtoi se ka shkatërruar 130 tunele të Hamasit në Gazë

Jerusalem, 8 nëntor 2023 (MIA) - Ushtria izraelite kumtoi se që nga fillimi i luftës një muaj më parë, ka shkatërruar gjithsej 130 tunele të grupit palestinez Hamas në territorin e Rripit të Gazës, njoftoi DPA.

“Furnizimet e ujit dhe bombolave ​​të oksigjenit në tunele janë dëshmi e planeve të grupit për një qëndrim më të gjatë”, thuhet në kumtesën.

Izraelitët pretendojnë se ekziston një rrjet kompleks tunelesh në tokën ranore të Rripit të Gazës, i cili është vetëm rreth 45 kilometra i gjatë, midis 6 dhe 14 kilometra i gjerë në pjesët e ndryshme të tij dhe ka një popullsi prej mbi dy milionë banorësh.

Disa nga tunelet janë të elektrizuar. Mesatarisht, ato janë dy metra të larta dhe një metër të gjerë, por disa janë mjaft të mëdha për të kaluar automjetet. Disa shkojnë dhjetëra metra nën tokë për t'i bërë ballë bombardimeve ajrore izraelite.

Thuhet se hyrjet e tyre janë në ndërtesa banimi apo xhami. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR