• e premte, 27 dhjetor 2024

Ushtria izraelite goditi bazën ushtarake siriane si përgjigje ndaj një rakete

Ushtria izraelite goditi bazën ushtarake siriane si përgjigje ndaj një rakete

Tel Aviv, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se ka sulmuar stacionin sirian ushtarak si përgjigje e hedhjes së raketave, raporton DPA. 

Raketat e hedhura nga Siria kanë rënë "në një terren të hapur", thuhet në kumtesë. 

Sipas organizatës joqeveritare të monitorimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Observatori sirian për të drejtat e njeriut, policia e lidhur me Iranin gjuajti tre raketa.

Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës që shpërtheu pas një sulmi të kryer nga lëvizja islamike palestineze Hamas në jug të Izraelit më 7 tetor, vazhdimisht ka përleshje dhe incidente të tjera përgjatë kufijve verior të Izraelit, kryesisht me Liban, por edhe me Sirinë.

Përndryshe, forcat ajrore izraelite prej vitesh kanë bombarduar rregullisht caqe në territorin sirian. Siç raportojnë agjencitë e huaja, qëllimi i Izraelit është të parandalojë armikun e tij të madh Iranin që të zgjerojë praninë e tij ushtarake në Siri me ndihmën e forcave aleate të policisë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR