• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ushtria izraelite dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përmes kufirit libanez

Ushtria izraelite dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përmes kufirit libanez

Tel Aviv, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Hezbollahu dhe forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) sot sërish shkëmbyen zjarr përmes kufirit libanez, publikuan të dy palët, transmetoi DPA.

Hezbollahu kumtoi se ka gjuajtur nga Libani jugor ndaj njësive izraelite në Misgav në Izraelin jugor dhe Beit Hilel në Rafshnaltën e Golanit të pushtuar nga Izraeli.

IDF njoftoi se aeroplanët luftarak izraelit i kanë qëlluar bazat dhe infrastrukturën e Hezbollahut në Libanin jugor gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit.

Tanket izraelite pastaj gjuajtën caqe të Hezbollahut në Libanin jugor më vonë gjatë ditës. Në raport thuhet se alarmet për sulm ajror u lëshuan në Rosh Hanikra në bregun e Detit Mesdhe gjatë orëve të pasdites.

Nuk ka informacione për viktima nga asnjëra anë.

Hezbollahu dhe IDF vazhdimisht shkëmbejnë zjarr përmes kufirit libanez pas sulmeve të 7 tetorit, të kryer nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Vazhdon të rritet brenga për konflikt më të gjerë rajonal që po tërheq Hezbollahun dhe mbështetësit e tij iranian, citon DPA. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR