• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ushtria indiane: Gjatë konfliktit në rajonin kontestues të Kashmirit humbën jetën katër ushtarë dhe një militant

Ushtria indiane: Gjatë konfliktit në rajonin kontestues të Kashmirit humbën jetën katër ushtarë dhe një militant

Srinagar, 23 nëntor 2023 (MIA)- Katër ushtarë dhe një militant humbën jetën në përplasjen mes ushtrisë indiane dhe rebelëve të rajonit kontestues të Kashmirit, kumtoi ushtria indiane.

Luftimet shpërthyen dje, disa ditë prej kur ushtria indiane filloi ndjekjen e rebelëve duke u bazuar në informatat se më së paku dy militantë fshihen në malin e dendur në rajon, deklaroi përfaqësuesi ushtarak i cili ka dashur të mbetet anonim, transmeton Beta.

Gjatë ditës është vërejtur shkëmbim zjarri, kurse forcat ushtarake kanë vazhduar me gjurmimin në zonën malore të pjesës jugore të zonës së Raxhurit, në afërsi të linjës së kontrollit që i ndanë Indinë dhe Pakistanin. Dy oficerët janë mes katër ushtarëve të vrarë, deklaroi përfaqësuesi ushtarak.

Ushtria në rrjetin social X publikoi se ka të plagosur mes militantëve të cilët janë të rrethuar nga ushtria indiane. Nuk është parë sa rebelë kanë marrë pjesë në luftë. Zëdhënësi i armatës tha se një militant ishte  vrarë gjatë kohës së përplasjes së sotme. Ai tha se rebeli, shtetas pakistanez, ka qenë NJë snajperist i trajnuar dhe ekspert për eksplozivë dhe ka qenë aktiv në zonë vitin e kaluar. ss/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR