• e premte, 22 nëntor 2024

Ushtria e Sudanit bëri të ditur se komandanti i saj i lartë, Abdel-Fatah Burhan, i ka mbijetuar një sulmi me dron

Ushtria e Sudanit  bëri të ditur se komandanti i saj i lartë, Abdel-Fatah Burhan, i ka mbijetuar një sulmi me dron

 Kajro, 31 korrik 2024 (MIA) - Ushtria sudaneze bëri të ditur sot se komandanti i saj suprem, gjenerali Abdel-Fatah Burhan, javën e kaluar  i mbijetoi sulmit me dron   gjatë një ceremonie ushtarake ku humbën jetën pesë persona.

 Në kumtesën e ushtrisë sudaneze theksohet se dy sulmi me dy dronë ka ndodhur në Gebejt, një qytet në Sudanin lindor, pasi ka përfunduar ceremonia ku mori pjesë Burhan, por shtoi se ai nuk është lënduar.

 Lufta në Sudan po vazhdon prej një viti midis ushtrisë së rregullt dhe grupit paraushtarak Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

 Udhëheqja zyrtare ushtarake dhe qeveritare operon kryesisht nga Sudani lindor pranë bregut të Detit të Kuq

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR