Ushtria e Kongos ktheu disa qytete, por edhe më tej zhvillohen luftime me kryengritësit
- Disa qytete të cilat ishin nën kontroll të grupeve të armatosura në provincat Kivu verior dhe Kivu jugor në pjesën lindore të Kongos sërish janë marrë nga forcat qeveritare, deklaroi zëdhënësi i armatës së Kongos.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:25, 13 janar, 2025
Goma, 13 janar 2025 (MIA) - Disa qytete të cilat ishin nën kontroll të grupeve të armatosura në provincat Kivu verior dhe Kivu jugor në pjesën lindore të Kongos sërish janë marrë nga forcat qeveritare, deklaroi zëdhënësi i armatës së Kongos.
Në të njejtën kohë, kryengritësit përparonin edhe në pjesë të tjera të rajonit. Në Kongon lindore, qeveria me dekada është në konflikt me mbi 100 grupe të armatosura, prej të cilëve shumica luftojnë për territor në rajonin e pasur me minerale në afërsi të kufirit me Ruandën.
Këto konflikte çuan drejt një prej krizave më të mëdha humanitare në botë dhe mbi shtatë milionë njerëz të zhvendosur.
"Përparimi i kryengritësve është ndalur", deklaroi një zëdhënës ushtarak.
Konfliktet e shpeshta mes forcave të Kongos dhe kryengritësve lanë dhjetëra fshatra të pakapshme dhe jashtë ndihmës humanitare.
Më dominanti në rjaon është grupi kryengritës M23, për të cilin qeveria e Kongos dhe ekspertët e KB-së pohojnë se mbështetet nga Ruanda fqinje, pohim të cilin vendi e mohon. ab/
foto: МIА arkivi