• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ushtria e Burkina Fasos masakroi 223 banorë në një aksion hakmarrës

Ushtria e Burkina Fasos masakroi 223 banorë në një aksion hakmarrës

Abuxha, 25 prill 2024 (MIA) - Organizata ndërkombëtare humanitare "Hjuman rajts uoç" në raportin e publikuar sot e akuzoi armatën e Burkina Fasos për masakrimin e 223 civilëve, mes të cilëve 56 fëmijë, në dy fshatra në shkurt, njofton Bi-Bi-Si. 

Në raport thuhet se armata ka vrarë 179 civilë në fshatin Soro dhe 44 të tjerë në fshatin e Nondinit, ndërsa të mbijetuarit nga sulmi deklaruan për organizatën se konvoi luftarak me mbi 100 ushtarë sulmuan në fshatin Nondin, rreth gjysmë ore pasi kryengritësit islamikë u panë aty pranë.

Sipas deklaratave të tyre, ushtarët shkuan derë në derë, duke i detyruar banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe më pas "i ndanin në grupe përpara se të hapnin zjarr mbi ta".

Një orë më vonë hynë në fshatin Soro e cila ndodhet rreth pesë kilometra, ku vrasjet ishin përsëritur në mënyrë identike. Në nëntë fshatra ushtarët qëlluan edhe ndaj atyre që u përpoqën të fshihen ose të iknin, thonë dëshmitarët okularë.

Vrasjet masive me siguri janë hakmarrje nga armata e cila i akuzoi banorët lokal se po ndihmonin luftëtarët e armatosur islamikë. Masakra ndodhi pasi rebelët sulmuan një kamp ushtarak. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR