• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ushtria amerikane pretendon se ka vrarë një nga liderët e SHI në Siri

Ushtria amerikane pretendon se ka vrarë një nga liderët e SHI në Siri

Bejrut, 17 shkurt 2023 (MIA) - Hamza al Homsi, një nga liderët kryesor të organizatës terroriste Shteti Islamik (SHI) është vrarë në verilindje të Sirisë në një sulm me helikopter nën komandën e armatës amerikane, ndërsa në aksionin janë plagosur katër ushtarë amerikanë.

SHI nisi një sulm sot në Sirinë qendrore, në qytetin Sukna ku u vranë të paktën 36 civilë, publikoi Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër. Për dallim nga kjo organizatë opozitare, televizioni shtetëror njoftoi se kanë humbur jetën 53 persona.

Një kumtesën e shkurtër të ushtrisë amerikane theksohet se sulmi ndaj liderit të SHI është kryer të enjten mbrëma në bashkëpunim me luftëtarët kurdë nga Forcat demokratike siriane, aleat të SHBA-së.

Siç u kumtua, në shpërthimin gjatë goditjes së cakut janë plagosur katër ushtarë amerikanë. Nuk është precizuar se në cilën pjesë të Sirisë verilindore është kryer sulmi, por është thënë se është vrarë lideri i SHI, Hamza al Homsi.

Ushtria amerikane ka vrarë dy liderë të SHI në Siri gjatë viteve të fundit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR