• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ushtria amerikane për shkak të një gabimi teknik ka dërguar miliona emaile në Mali

Ushtria amerikane për shkak të një gabimi teknik ka dërguar miliona emaile në Mali

Uashington, 18 korrik 2023 (MIA) - Për shkak të një gabimi të vogël teknik miliona emaile ushtarake amerikane u dërguan në vendin afrikan të Malit  Në vend që të shkruanin domenin .mil, i cili përdoret për të gjitha adresat e emailit ushtarak amerikan, disa gabimisht shkruan .ml, që është domeni për vendin afrikan të Malit.

Rezultati i një gabimi të tillë ishte një rrjedhë e vazhdueshme e informacionit të ndjeshëm që dërgohej në Mali, raporton Bi-Bi-Si.

Asnjë nga emailet e dërguara gabimisht  nuk është klasifikuar si konfidencial, por gazeta "Fajnenshëll Tajms (FT) tha se ato përfshinin të dhëna mjekësore, harta të objekteve ushtarake amerikane, të dhëna financiare dhe dokumente për planifikimin e udhëtimeve të biznesit, si dhe disa mesazhe diplomatike.

Sipas FT, e cila raportoi për herë të parë historinë, eksperti holandez i internetit Johan Zurbier ishte i pari që paralajmëroi për problemin 10 vjet më parë. Ai nënshkroi një kontratë 10-vjeçare në vitin 2013 për të menaxhuar domenin shtetëror të Malit që do të skadojë së shpejti dhe në muajt e fundit thuhet se ka mbledhur mijëra emaile të keqdrejtuara.

Zurbier kohët e fundit u shkroi një letër autoriteteve amerikane për t'i alarmuar ato.

"Rreziku është real dhe mund të shfrytëzohet nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara", shkruante Zurbier në letër.

Qeveria ushtarake e Malit do të merrte kontrollin e domenit dje.

Ndërkohë, Pentagoni tha se kishte marrë hapa për të zgjidhur çështjen. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR