• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ushtria amerikane: Në sulme në Siri janë vrarë 37 pjesëtarë të Shtetit Islamik dhe Al Kaedës

Ushtria amerikane: Në sulme në Siri janë vrarë 37 pjesëtarë të Shtetit Islamik dhe Al Kaedës

Bejrut, 29 shtator 2024 (MIA) - Ushtria amerikane sot kumtoi se 37 militantë të lidhur me Shtetin Islamik dhe Al Kaedën janë vrarë në dy sulme në Siri.

Nuk kumtesë thuhet se dy nga pjesëtarët e vrarë janë të pozicionuar lartë në këto grupe.

Komanda qendrore e SHBA-së kumtoi se të martën ka kryer sulme në Sirinë veriperëndimore, ndërsa objektivi ka qenë një pjesëtar i lartë i grupit Huras al-Din, i lidhur me Al Kaedën dhe edhe tetë pjesëtarë tjerë të këtij grupi. Ai ka qenë i obliguar për mbikëqyrje të operacioneve ushtarake.

Në Siri ka rreth 900 ushtarë amerikanë, të cilët kryesisht tentojnë ta pengojnë kthimin e Shtetit Islamik, i cili ka ndërmarrë pjesë të mëdha të territorit të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR