Ushtria amerikane ka kryer sulme në vetëmbrojtje ndaj depove të huthëve në Jemen
- Komanda qendrore e Ushtrisë amerikane (CENTKOM) njoftoi se ushtria amerikane ka kryer një sulm vetëmbrojtës ndaj tre depove nëntokësore të rebelëve huthë jemenas në zonat e Jemenit të kontrolluara nga grupi.
- Post By Melahat Baftija
- 13:35, 23 mars, 2024
Tampa, 23 mars 2024 (MIA) - Komanda qendrore e Ushtrisë amerikane (CENTKOM) njoftoi se ushtria amerikane ka kryer një sulm vetëmbrojtës ndaj tre depove nëntokësore të rebelëve huthë jemenas në zonat e Jemenit të kontrolluara nga grupi.
Nga Komanda njoftuan se huthët kanë hedhur katër raketa balistike kundër anijeve në Detin e Kuq nga zonat në Jemen që ata mbajnë nën kontrollin e tyre.
Huthët kanë sulmuar anijet tregtare dhe ushtarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga mesi i nëntorit në përgjigje të asaj që ata thonë se është pushtimi i Izraelit në Rripin e Gazës. mb/
Foto: MIA