• e premte, 27 dhjetor 2024

Ushtria amerikane ka kapur një pjesëtar të Shtetit Islamik në Siri

Ushtria amerikane ka kapur një pjesëtar të Shtetit Islamik në Siri

Uashington, 26 shtator 2023 (MIA) - Ushtria amerikane njoftoi mbrëmë se ka kapur një anëtar të grupit  Shteti Islamik gjatë një bastisjeje në veri të Sirisë.

Besohet se Abu Halil al-Fadani, i cili u kap,  "ka lidhje me të gjithë rrjetin e Shtetit Islamik në rajon", thuhet në kumtesën e Komandës qendrore amerikane.

"Arrestimi i tij të shtunën e kaluar rriti shanset që operacionet kundër terrorizmit të SHBA-së atje mund të synonin më shumë anëtarë", tha zëdhënësi i komandës nënkoloneli Troj Gurlok.

SHBA-ja ka rreth 900 trupa në Siri për të kundërshtuar mbetjet e grupit të Shtetit Islamik, i cili deri në vitin 2019 kontrollonte pjesën më të madhe të Sirisë.

Informacioni për arrestimin e anëtarit të Shtetit Islamik erdhi pasi forcat kurde të mbështetura nga SHBA-ja vendosën një shtetrrethim pas përleshjeve të zgjatura me grupet e armatosura rivale arabe.

Sipas raportimeve të mediave dhe aktivistëve sirianë, Forcat Demokratike Siriane vendosën një shtetrrethim mbrëmë në disa qytete të provincës Deir ez-Zor pranë kufirit me Irakun, ku ndodhen amerikanët. Qindra trupa amerikane janë vendosur atje që nga viti 2015. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR