• e enjte, 18 korrik 2024

Ushtria amerikane: Janë goditur 60 objektiva në 16 lokacione, të shfrytëzuara nga Huthët në Jemen

Ushtria amerikane: Janë goditur 60 objektiva në 16 lokacione, të shfrytëzuara nga Huthët në Jemen

Uashington, 12 janar 2024 (MIA) - Forcat amerikane dhe aleatët kanë qëlluar më shumë se 60 objektiva në 16 lokacione, që i shfrytëzojnë Huthët në Jemen, kumtuan forcat ajrore amerikane.

Sipas kumtesës, ato përfshijnë nyje komanduese dhe kontrolluese, depo për municion, sisteme për lansim, kapacitete prodhuese dhe sisteme të radarit për mbrojtje kundërajrore.

Në sulmet, si njofton Bi-Bi-Si-ja, janë përdorur më shumë se 100 raketa.

"Mbetemi të përkushtuar tek partnerët tanë kyçë në Lindjen e Afërt në mbrojtje nga grupet e milicive, të përkrahura nga Irani, duke përfshirë edhe militantët Huthi, dhe kërcënimit që ata e paraqesin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal", kumtoi Komanda qendrore e forcave ajrore. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR