• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një ushtar i Bundesverit gjerman dyshohet për vrasjen e katër personave

Një ushtar i Bundesverit  gjerman dyshohet për vrasjen e katër personave

Hanover, 1 mar 2024 (MIA) - Një ushtar  i Bundesverit gjerman dyshohet se ka qëlluar katër persona në zonën e Saksonisë së Poshtme përpara se të dorëzohej, njoftuan sot policia lokale  dhe prokuroria.

DPA-ja raporton se në mesin e viktimave ka edhe foshnje, të cilët u gjetën mëngjesin e sotëm.

Vrasjet janë kryer në dy vende, një në një shtëpi në Vestervezede, në komunën Sheshel, dhe një në Botel në rrethin e Rotenburgut.

Autori i dyshuar është dorëzuar pas sulmit të cilin e ka kryer mbrëmë vonë, pas së cilës është arrestuar, thanë hetuesit për DPA-në.

Policia njoftoi se "nuk mund të përjashtojë ndonjë problem në familje" si motiv për krimin.

Një numër i madh policësh janë vendosur në zonë. qa

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR