• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ushtarët izraelitë vranë nëntë palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë vranë nëntë palestinezë në Bregun Perëndimor

Jerusalem, 19 tetor 2023 (MIA)  -  Ushtarët izraelitë sot kanë vrarë nëntë palestinezë në Bregun Perëndimor, bëri të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Me vdekjen e tyre, numri i të vdekurve në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës ndërmjet Izraelit dhe hamasit, i cili qeveris me Rripin e Gazës, është rritur në 77,  transmetuan agjencitë.  

 Mes të vrarëve ka edhe dy të mitur.

 Katër palestinezë u vranë gjatë një sulmi nga ushtria izraelite në kampin e refugjatëve Nur Shams në Tulkarm, saktësohet në kumtesë. Dëshmitarët okularë deklaruan se kampi është sulmuar nga një dron. Mediat izraelite raportojnë  se në përleshjet janë plagosur dhjetë ushtarë.

Tensionet janë përshkallëzuar nëpër territoret palestineze për shkak të sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës pas ndërhyrjes ndërkufitare nga militantët e Hamasit, të mbështetur nga gjuajtjet me raketa në vendbanimet kufitare izraelite. 

 Të paktën 1.400 njerëz humbën jetën në Izrael, ndërsa 3.785 në Gazë, siç është bërë e ditur sot.

Sulmet ajrore izraelite sot u drejtuan ndaj pozicioneve në Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe pjesë të jugut ku ushtria izraelite u ka thënë palestinezëve të evakuohen. 

Kjo  e rriti edhe frikën e më shumë se dy milionë banorëve të Gazës se askund nuk janë të sigurt, komentojnë mediat. 

Ndërkohë, ekstremistët palestinezë vazhduan të gjuanin raketa drejt Izraelit 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR