• e premte, 27 dhjetor 2024

Ushtarët izraelitë akuzojnë djalin e Netanjahut për qëndrimin në SHBA pas fillimit të luftës

Ushtarët izraelitë akuzojnë djalin e Netanjahut për qëndrimin në SHBA pas fillimit të luftës

Tel Aviv, 25 tetor 2023 (MIA) - Ushtarët izraelitë të cilët vullnetarisht janë lajmëruar për të marrë pjesë në luftën kundër Hamasit fajësuan djalin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, Jair për shkak se qëndroi në SHBA pas fillimit të luftës me grupin militant palestinez.

Qindra izraelitë janë kthyer në shtëpi nga jashtë pasi ushtria rekrutoi më shumë se 300.000 rezervistë për të luftuar në mobilizimin më të madh në historinë e Izraelit, raportoi Dejli Meil.

Djali i madh i Netanjahut, Jair është 32 vjeç dhe plotëson të gjitha kërkesat për mobilizim, ku përfshihen persona deri 40 vjeç.

"Jair po shijon jetën e tij në Majami Biç, ndërsa unë jam në vijën e parë të frontit", tha një ushtar që kërkoi të mbetet anonim për shkaqe sigurie. Ai shtoi se njerëzit shkojnë në front dhe lënë familjet e tyre dhe punët, ndërsa Jair qëndron për të shijuar plazhin në Florida ku u zhvendos në fillim të këtij viti. Kjo nuk ndihmon në ndërtimin e besimit në udhëheqjen e vendit, "tha ushtari.

Megjithëse kur nuk ishte ushtar, Jair kreu shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak dhe punoi në njësinë e zëdhënësit të Forcave të mbrojtjes së Izraelit (IDF). Jair u zhvendos në SHBA pas polemikave mbi aktivitetet e tij në mediat sociale, kur ai i quajti "terroristë" qindra mijëra izraelitë që protestonin kundër reformave qeveritarë në drejtësi dhe akuzoi SHBA-në për financimin e trazirave. ms/

Foto: Jahu

 

QËNDRONI TË LIDHUR