• e premte, 27 dhjetor 2024

Ushtarët amerikanë dhe francezë marrin pjesë në një stërvitje të NATO-s në Rumani

Ushtarët amerikanë dhe francezë marrin pjesë në një stërvitje të NATO-s në Rumani

Bukuresht, 9 shkurt 2023 (MIA) - Ushtarët amerikanë dhe francezë që janë pjesë e grupit luftarak të NATO-s në Rumani do të zhvillojnë sot një stërvitje ushtarake për të testuar kapacitetet mbrojtëse të krahut lindor të Aleancës dhe duke marrë parasysh se po afrohet përvjetori i parë i pushtimit rus të Ukrainës.

Në stërvitjen e përbashkët luftarake në poligonin Kapu Midija në bregun e Detit të Zi, të quajtur si "Eagle Royal 23", marrin pjesë rreth 350 ushtarë nga grupi luftarak shumëkombësh, të cilët do të bëjnë stërvitjen e gjuajtjes me municion.

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se qëllimi i stërvitjeve, të cilat zhvillohen nga data 2 deri më 10 shkurt, është të testojnë "ndërveprimin e sistemeve të artilerisë së NATO-s" në një skenar imagjinar të mbrojtjes kolektive sipas nenit 5 në pjesën juglindore të territorit të Aleancës.

Neni 5 është një element kyç në traktatin themelues të NATO-s. Klauzola kërkon që çdo anëtar i Aleancës të ndihmojë çdo aleat që kërkon mbështetje. Thirrja e Nenit 5 është përdorur vetëm një herë: nga SHBA-ja pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR