• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ushtarët afganë dhe pakistanezë kanë shkëmbyer zjarr në vendkalimin kufitar Torkam, ka viktima në të dyja anët

Ushtarët afganë dhe pakistanezë kanë shkëmbyer zjarr në vendkalimin kufitar Torkam, ka viktima në të dyja anët

Islamabad/Kabul, 3 mars 2025 (MIA) - Ushtarët pakistanezë dhe afganë kanë shkëmbyer zjarr në një pikë kufitare, e cila është e mbyllur për më shumë se një javë për shkak të një kontestimi mes dy vendeve fqinje, njoftuan sot zyrtarët.

Ministria e Punëve të Brendshme e Afganistanit ka bërë të ditur se është vrarë një anëtar i ushtrisë afgane dhe një tjetër është plagosur në një incident në pikën kufitare Torkam, e cila është mbyllur për 11 ditë për shkak të kundërshtimit të Pakistanit për ndërtimin e pikave të reja kufitare të organizuara nga Afganistani.

Të dy vendet kanë mbyllur në të kaluarën pikat kufitare Torkam dhe Çaman, më së shpeshti për shkak të përleshjeve midis ushtarëve.

Vendkalimet janë jetike për tregtinë dhe udhëtimin midis Pakistanit dhe Afganistanit.

Një zyrtar pakistanez tha se talebanët afganë "kanë filluar të qëllonin herët këtë mëngjes, duke synuar postën kufitare pakistaneze", të cilës iu përgjigjën ushtarët pakistanezë.

"Personeli pakistanez u kundërpërgjigj me zjarr", tha zyrtari.mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR