• e enjte, 11 korrik 2024

Useini: ka mjaft njësi gjaku në shtet

Useini: ka mjaft njësi gjaku në shtet

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Ka mjaft njësi gjaku në shtet, deklaroi për MIA-n Sedulla Useini, drejtor i Institutit për mjekësi transfuzioni, pasi që në opinion dolën informata se ka nevojë urgjente për njësi gjaku nga grupet e gjakut A+ dhe 0+.

"Gjendja nuk është alarmante, gjendja është e mirë, popullata nuk duhet të shqetësohet, nuk ka hapësirë për panikë. Zakonisht kemi ndonjë nivel të numrit të njësive të gjakut dhe kur ai numër është në kufi, bëjmë thirrje të ketë dhurim të atij grupi, kështu që i përmbushim nevojat. Kjo është e zakonshme", sqaroi ai.

Useini tha se për gjashtë muajt e vitit, ka pasur nevojë për më shumë njësi gjaku, për dallim nga periudha e njejtë, vitin e kaluar.

"Në rritje të vazhdueshme është nevoja për njësi gjaku", theksoi ai, me porosinë për humanitet dhe dhurim të gjakut.

Komuna e Karposhit përmes rrjeteve sociale, sot u bëri thirrje atyre me grupin e gjakut A+ dhe )+ të dhurojnë gjak.

"Instituti për mjekësi transfuzioni ka nevojë urgjente për njësi gjaku të grupeve A+ dhe 0+. U bëjmë thirrje të gjithë dhuruesve të gjakut të cilët kanë mundësi gjatë ditës së sotme, sa më shpejtë të paraqiten në institut dhe t'i ndjekin udhëzimet e tyre për dhurim të gjakut", shkruan në kumtimin e vetëqeverisjes lokale në Fejsbuk. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR