• e martë, 24 dhjetor 2024

Komisioni kuvendor për çështje ekonomike mbështeti dhjetë propozim-ligje me të cilat rregullohen kompetencat e Ministrisë së Energjetikës

Komisioni kuvendor për çështje ekonomike mbështeti dhjetë propozim-ligje me të cilat rregullohen kompetencat e Ministrisë së Energjetikës

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike sot pasdite, në kuadër të mbledhjes së dytë, i shqyrtoi dhe i dha për procedurë të mëtutjeshme Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për energjetikë, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Entin gjeologjik të RMV-së, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për efikasitet energjetik, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për koncesione dhe partneritet publiko-privat dhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për metrologjinë, të cilët duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Anëtarët e Komisionit i mbështetën edhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lëndët e para minerale, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kotnroll të lëndëve nga metalet e çmuara, Propozim-ligjin për ndërprerje të validitetit të Ligjit për themelim të Agjencisë për energjetikë të RMV-së, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës dhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektim teknik, të cilët gjithashtu duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Të gjithë propozim-ligjet janë paraashttruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Për asnjë prej tyre nuk janë parashtruar amandamente, as nuk është paraqitur për fjalë ndonjëri nga anëtarët e Komisionit të cilët morën pjesë në mbledhje.

Siç sqaroi kryetari i Komisionit, Bojan Stojanoski, qëllimi i zgjidhjeve të propozim-ligjeve është riformësimi i kompetencave të Minsitrisë së Energjetikës. ab/

fotо: printskrin

 
  
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR