• e diel, 24 nëntor 2024

Ursula fon der Lajen përshëndeti shtyrjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit

Ursula fon der Lajen përshëndeti shtyrjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit

Bruksel, 28 nëntor 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, mbrëmë e përshëndeti shtyjen e armëpushimit midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze "Hamas", njoftoi DPA.

Dje të dyja palët ranë dakord për zgjatjen e armëpushimit katërditor që filloi të premten edhe për dy ditë.

"E përshëndes marrëveshjen e arritur për zgjatjen edhe për dy ditë", thuhet në kumtesën e Fon der Lajen.

“U bëj thirrje edhe një herë terroristëve të Hamasit që të lirojnë të gjithë njerëzit që morën peng në sulmin e tyre të tmerrshëm më 7 tetor”, tha presidenti i Komisionit Evropian.

“U bëj thirrje edhe një herë terroristëve të Hamasit që të lirojnë të gjithë njerëzit që morën peng në sulmin e tyre të tmerrshëm më 7 tetor”, tha kryetarja e Komisionit Evropian.

Zgjatja e armëpushimit do të lejojë më shumë civilë në Rripin e Gazës të marrin "ndihmë jetike", vlerësoi Fon der Lajen. Ajo theksoi se deri më tani Komisioni Evropian ka dërguar 900 tonë ndihma në Rripin e Gazës përmes Egjiptit.

“Gjatë katër ditëve të fundit, zemrat tona janë gëzuar kur pamë se pengjet izraelitë janë liruar, së bashku me pengjet e kombësive të tjera”, shtoi Ursula Fon der Lajen.

“Kjo marrëveshje hap dritaren e shpresës më gjerë, pasi më shumë civilë në Gazë do të kenë akses në ndihmë jetike”, tha kryetarja e Komisionit Evropian.

Në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor, luftëtarët e Hamasit morën peng rreth 240 persona dhe i çuan në Rripin e Gazës. Rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë në atë sulm. Izraeli më pas nisi sulme hakmarrëse në Rripin e Gazës.

Autoritetet lokale në Gazë dje kumtuan se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në enklavë tejkaloi 15.000, ndërsa mijëra janë ende të zhdukur nën rrënoja. Zyra qeveritare për media në Gazë në kumtesën theksoi se numri i palestinezëve të vrarë përfshinte 6.150 fëmijë dhe 4.000 gra.

Shtohet se nën rrënoja janë rreth 7000 persona të zhdukur, mes tyre 4700 fëmijë dhe gra.

Në kumtesën theksohet se në mesin e palestinezëve të vdekur janë 207 punonjës shëndetësorë, 26 anëtarë të ekipeve të shpëtimit të mbrojtjes civile dhe 70 gazetarë.

Gjithashtu, theksohet se më shumë se 36.000 palestinezë u plagosën, 75 për qind e të cilëve ishin fëmijë dhe gra. Në kumtesën shtohet se pothuajse 50.000 njësi banimi u shkatërruan plotësisht, ndërsa rreth 240.000 u dëmtuan rëndë në sulmet izraelite.

Gjithsej 88 xhami u shkatërruan plotësisht, 174 xhami u shkatërruan pjesërisht nga bombardimet izraelite në të gjithë Gazën, ndërsa shënjestër e ushtrisë izraelite ishin edhe tre kisha. ls/ 

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR