• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ursula fon der Lajen i shprehu mbështetje Rumen Radevit për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen

Ursula fon der Lajen i shprehu mbështetje Rumen Radevit për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen
Sofje, 25 nëntor 2022 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në një bisedë telefonike me presidentin Rumen Radev e ka shprehur mbështetjen e saj për hyrjen e Bullgarisë në Shengen, njoftoi shërbimi për informim i administratës së kryetares. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Fon der Lajen i ndau rezultatet të cilat i arriti Bullgaria në mbrojtjen e kufijve të Bashkimit Evropian edhe krahas presionit të fuqishëm nga emigrantët. Në bisedë, Radevi ka shprehu pritshmëri se rezultatet nga mbrojtja e kufijve do të njihen nga të gjithë partnerët evropianë dhe se Bullgaria sa më shpejtë do të përfshihet në zonën e Shengenit. Sipas presidentit bullgar, lidhja është e rëndësishme në kushte të krizës dhe zinxhirëve të ndërprerë ose të penguar të furnizimit, sepse lehtësimi i komunikimit mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Evropën Juglindore përmes zgjerimit të zonës së Shengenit duhet të jetë prioritet. Radevi dhe fon der Lajeni biseduan edhe për aktivitetet të cilat i ndërmori qeveria zyrtare e Bullgarisë për përballjen me pasojat nga kriza ekonomike për qytetarët dhe bizneset dhe për garantimin e qëndrueshmërisë makroekonomike dhe financiare. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev sot njoftoi se në Bruksel ka biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme të Austrisë, Gerhard Karner, përfaqësuesen e Suedisë dhe komisioneren e Punëve të Brendshme, Ilva Johanson për çështjen e pranimit të Bullgarisë në Shengen. Johanson këshilloi Bullgarinë që të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme deri më 8 dhjetor. Dermenxhiev shprehu besimin se mund të arrihet sukses, arsyeja e votimit të pritur në Këshillin e BE-së për zgjerimin e Shengenit me Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR