• e enjte, 26 dhjetor 2024

Urim i presidentit Pendarovski për besimtarët që i festojnë Pashkët sipas Kalendarit gregorian

Urim i presidentit Pendarovski për besimtarët që i festojnë Pashkët sipas Kalendarit gregorian

Shkup, 9 prill 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere të ringjalljes së Krishtit - Pashkëve, i dërgoi urim Dr. Kiro Stojanov, peshkop i Shkupit dhe Dioqezës Strumicë-Shkup dhe të gjithë besimtarëve të krishterë që festojnë Pashkët sipas Kalendarit gregorian.

"Më lejoni t'i uroj të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë Pashkët sipas Kalendarit gregorian me festën më të madhe të krishterë - Pashkët.

Këtë vit, Pashkët festohen në një kohë pasigurie të madhe dhe vuajtje njerëzore të shkaktuara nga krizat e shumta, vatrat e luftës, fatkeqësitë natyrore dhe padrejtësitë sociale. Më të cenuarit mes nesh janë veçanërisht të prekur. Mesazhi i Pashkëve na inkurajon të identifikohemi me ata që vuajnë dhe me humanizëm, solidaritet dhe ndjeshmëri të thellë të avokojmë për paqen, drejtësinë sociale dhe një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë. Jemi thirrur të mbështesim ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë, sepse hapat e vegjël të mirësisë mund të bëjnë ndryshime të mëdha në komunitet.

Gezuar Pashket! Me të vërtetë është ringjallur!”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR