Urim i presidentes Osmani për 28 Nëntorin: Nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar
- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e flamurit kombëtar.
- Post By Fami Bajrami
- 10:08, 28 nëntor, 2024
Prishtinë, 28 nëntor 2024 (MIA)- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e flamurit kombëtar.
“Më 28 Nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona. 28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.
28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.