• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Uria është e pashmangshme në veri të Gazës

Uria është e pashmangshme në veri të Gazës

19 mars 2024

Euronews

Një Organizatë joqeveritare ka paralajmëruar se uria "për vetëm disa javë" do të kaplojë pjesën veriore të Gazës, me shumë indikacione madje të urisë masive.

Duke u thirrur në të dhëna nga klasifikimi i integruar i fazës së sigurisë së ushqimit (IPC), “Save the Children” në komunikatë thuhet se 1.1 milion njerëz në mbarë Gazën - që është ekuivalente me gjysmën e popullsisë së enklavës - përballen me "pasiguri katastrofike të ushqimit".

Uria do të ndodhë në çdo kohë nga tani deri në maj 2024, vlerëson IPC.

"Kemi afat kohor të qartë për të parandaluar urinë dhe kjo kërkon urgjencë", ka thënë Ksavier Zhubert, drejtor shtetëror i "Save the Children" në territorin e pushtuar palestinez.

"Nëse shpallet uria, do të jetë tepër vonë për shumë njerëz - fëmijët janë viktimat e para të urisë dhe tashmë po vdesin në Gazë nga kequshqyerja", tha ai. Çdo minutë është i rëndësishëm për ta”.

Familjet në Gazë mbijetojnë me grurë, sanë dhe ushqim për kafshët, gjithnjë sipas “Save the Children”.

KB-ja tha të premten se çdo i treti fëmijë nën moshën dy vjeç në pjesën veriore të Gazës vuan nga kequshqyerja akute për shkak të ndikimeve të luftës Izrael- Hamas dhe kufizimet në dërgimin e ndihmave.

Gaza veriore - ku rreth 300.000 njerëz mbeten të bllokuar - është shkëputur kryesisht nga pjesa tjetër e Rripit shkaku i operacioneve ushtarake izraelite.

Ndërkohë, organizatat humanitare kanë akuzuar Izraelin se me qëllim bllokon ndihmën për Gazën tashmë të mbështjellë nga uria.

Oksfam tha të hënën se kamionët me ndihma presin mesatarisht 20 ditë për të pasur qasje në enklavën e shkatërruar, me çka Izraeli përdorë burokracinë për të parandaluar furnizimin me ndihma në Gazë.

Më 13 mars, një nga pak qendrat e shpërndarjes së ushqimit të UNRVA-s në Gazë u godit nga forcat izraelite, ku jetën e humbi një anëtar i personelit, ndërsa u lënduan 22 civilë të tjerë.

Vendet dhe organizatat perëndimore kanë reaguar për urinë që po mbizotëron duke u përpjekur të dërgojnë më shumë ndihma në Gazë, me çka SHBA kreu dorëzimin e parë të ushqimit me parashutë në fillim të këtij muaji.

Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë kritikuar dërgimin e ndihmave në Gazë nga ajri dhe deti, duke pohuar se ato nuk janë "alternativë" si në tokë.

OJQ-të kanë bërë thirrje për ndërprerje të zjarrit për të parandaluar fatkeqësitë e ardhshme humanitare.

foto: arkivi i DPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR