• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uragani Hilari e mori viktimën e tij të parë pasi mbërriti në Gadishullin "Baja California"

Uragani Hilari e mori viktimën e tij të parë pasi mbërriti në Gadishullin

Meksikali, 20 gusht 2023 (MIA) - Uragani Hilari, i cili po i afrohet shtetit meksikan "Baja California", tashmë ka marrë viktimën e parë.

 Një person humbi jetën kur një familje pesëanëtarëshe në shtet u përfshi nga ujërat e ardhura, thanë autoritetet meksikane. Në Baja Kaliforni, stuhia solli shira të dendur dhe valë të larta dhe ekziston rreziku i përmbytjeve katastrofike.

Në SHBA, afrimi i "Hilarit" detyroi anulimin e fluturimeve dhe ngjarjeve sportive. 

 Sot në mëngjes, erërat maksimale të uraganit ishin 140 km/h, kumtoi Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA. Parashikohet Qendra e stuhisë të lëvizë pranë bregut perëndimor dhe qendror të gadishullit Baja California për disa orët e ardhshme dhe më pas në të gjithë Kaliforninë jugore  pasdite sipas orës lokale.

 Hilari pritej të dobësohet, por me siguri do të mbetet uragan ndërsa kalon në afërsi të Baja California dhe të bëhet një stuhi tropikale madje përpara se të arrijë në Kaliforninë Jugore.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR