• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Uolstrit zhurnal: Trampi është duke fituar 3,5 miliardë dollarë, nga "Trut soushal"

Uolstrit zhurnal: Trampi është duke fituar 3,5 miliardë dollarë,  nga

Uashington, 21 mars 2024 (MIA) - Një nga zgjidhjet e problemeve financiare të Donald Trampit, ish presidentit të ShBA-së dhe kandidatit presidencial të republikanëve, është të marrë gati 3.5 miliardë dollarë nga aksionet e  tij në rrjetin e tij social “Trut Soushal”.

Trampi po përballet me një afat përfundimtar të sigurojë një garanci për të paguar 454 milionë dollarë gjoba të dhëna në paditë civile kundër tij dhe një ofertë e mundshme fillestare publike (IPO) për çmimin e "Trut Soushal" në bursë mund t'i sigurojë atij një garanci të tillë.

Mbështetësit dhe trejderët e Trampit që vënë baste mbi ndërtimin e momentit politik rreth tij po rrisin çmimin e këtij rrjeti social, raportoi mbrëmë Uolstrit xhurnal.

Oferta publike pritet të jetë javën e ardhshme, megjithëse, siç shkruan artikulli, rrjeti ka pësuar miliona dollarë humbje dhe vendime gjyqësore ndaj tij për tregti të brendshme.

"Mbështetësit e Trampit u bashkuan dhe e ngritën çmimin, duke e vlerësuar atë në një shifër të pabesueshme gjashtë miliardë dollarësh", thuhet në edicion.

Analistët besojnë se ekziston një konsensus i heshtur midis trejderëve se sa më shumë momentum politik të ketë Trampi, aq më i vlefshëm do të jetë aksioni për kompaninë që planifikon të bashkohet me "Trut Soushal". Është më shumë si një deklaratë politike apo kuazi bast për zgjedhjet, thonë vëzhguesit.

"Trut soushal" u krijua nga Trampi në vitin 2021 pasi ai u përjashtua nga platformat kryesore si X (ish Tuiter) dhe Fejsbuk.

Nëse IPO e planifikuar shkon mirë, fitimi prej 3.5 miliardë dollarësh mund të lehtësojë presionin financiar mbi të dhe të përforcojë fushatën e tij politike, beson Uolstrit zhurnal. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR