• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Uolstrit xhërnal: Dëmtohet një nga gjashtë aeroplanët luftarakë F-16, që i posedon Ukraina

Uolstrit xhërnal: Dëmtohet një nga gjashtë aeroplanët luftarakë F-16, që i posedon Ukraina

Kiev, 29 gusht 2024 (MIA) - Armata ukrainase të hënën humbi një nga aeroplanët luftarakë amerikanë F-16, të cilët i kanë furnizuzar nga aleatët në javët e fundit, shkroi gazeta amerikane Uollstrit xhërnal (The Wall Street Journal), duke cituar një burim anonim qeveritar.

Aksidenti ka ndodhur gjatë një sulmi masiv rus të hënën. Sipas raporteve fillestare, aeroplani nuk është rrëzuar nga Rusia, por si duket aksidenti u shkaktua nga piloti, tha një zyrtar, njofton gazeta. Forcat ajrore të Ukrainës nuk e kanë konfirmuar ende aksidentin, as gjendjen e pilotit.

Sipas burimeve ukrainase, piloti Oleksij "Munfish" Mes ka humbur jetën. Ai ishte mes një grupi të zgjedhur prej vetëm gjashtë pilotësh ukrainas që përfunduan trajnimin intensiv për të fluturuar me aeroplanët F-16.

Aeroplanët e parë F-16 arritën në Ukrainë në korrik, sipas Uollstrit xhërnal. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski deklaroi se armata ka sistemuar aeroplanët për herë të parë këtë javë për të rrëzuar raketat ruse.

Aleatët perëndimorë deri tani i kanë premtuar Ukrainës rreth 80 prej këtyre aeroplanëve luftarakë.

Kievi shpreson se aeroplanët bashkëkohorë perëndimor do t'u japin forcave të saj një përparësi në fushëbetejë, posaçërisht në rrëzimin e raketave ruse dhe mbrojtjen e trupave të vijës së parë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-a

QËNDRONI TË LIDHUR