• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Uollstrit Zhurnal: Rusia u ka dhënë Huthëve informacione kyçe për sulmet raketore ndaj anijeve në Detin e Kuq

Uollstrit Zhurnal: Rusia u ka dhënë Huthëve informacione kyçe për sulmet raketore ndaj anijeve në Detin e Kuq

Uashington, 25 tetor 2024 (MIA) - Rusia ka siguruar të dhëna satelitore paraprakisht këtë vit për t'u ndihmuar kryengritësve jemenas Huthët për ta sulmuar anijen komerciale në Detin e Kuq, njoftoi mbrëmë Uollstrit Zhurnal. 

 Gazeta amerikane, duke thirrur në burime të njohura për këtë çështje dhe dy zyrtarë anonimë evropianë të mbrojtjes, publikoi se të dhënat u transmetuan nga anëtarët e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit të stacionuar në Jemen dhe u përdorën për të shënjestruar anijet me raketa dhe dronë.

Kryengritësit islamik Huthët, të cilët mbështeten nga Irani dhe kontrollojnë disa pjesë të Jemenit, filluan të sulmojnë anijet tregtare në Detin e Kuq në, siç thanë, solidaritet me palestinezët në luftën në Gazë, të shkaktuara nga sulmet e Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 në Izrael. 

 Sulmet çuan në një rënie dramatike të trafikut përgjatë asaj korsie kryesore të trafikut. Si përgjigje, SHBA-ja dhe Britania e Madhe sistemuan një koalicion detar në rajon dhe bombarduan objektivat e Huthëve në Jemen.

 Në më shumë se 100 sulme të Huthëve gjatë pothuajse një viti, katër marinarë u vranë, ndërsa dy anije u fundosën, ndërsa ekuipazhi i njërës anije mbetet në paraburgim pasi u rrëmbye nëntorin e kaluar. qa/

Foto: X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR