• e diel, 07 dhjetor 2025

"Uollstrit zhurnal": Baloni spiun kinez ka përdorur teknologji amerikane

Uashington, 29 qershor 2023 (MIA) - "Uollstrit xhurnal" duke iu referuar rezultateve preliminare nga hetimi publikoi se baloni spiun kinez që fluturoi mbi SHBA në fillim të vitit ka përdorur teknologji amerikane për grumbullimin e informacioneve audio-vizuele. 

"Analiza nga disa agjenci amerikane të mbrojtjes dhe inteligjencës tregoi se balona mbante pajisje komerciale amerikane, së bashku me sensorë të specializuar kinezë dhe pajisje të tjera për të mbledhur foto, video dhe informacione të tjera që transmetonte në Kinë", bën të ditur "Uollstrit zhurnal".

Gazeta thekson se konfirmohet konkluzioni se fluturakja ishte spiune, e jo për qëllime meteorologjike, siç thotë Kina. 

"Megjithatë, duket se baloni nuk i ka dërguar të dhëna Kinës gjatë fluturimit tetëditor në Alaskë, Kanada dhe disa vende të tjera", thekson "Uollstrit xhurnal".

Në shkurt, SHBA-ja rrëzoi një balon i cili fluturoi mbi objekte të ndryshme ushatarake, që shkaktoi krizë diplomatike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR