• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Uollstrit xhurnall": Sholc e bllokoi dërgesën e raketave Taurus në Ukrainë për shkak të frikës nga Rusia

Uashington, 28 shtator 2023 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc e bllokoi dërgesën e raketave me rreze të gjatë veprimi Taurus për Ukrainën, sepse druan që kjo do të çojë drejt konfliktit me Rusinë, kumtoi "Uollstrit xhurnall" (Wall Street Journal), duke iu referuar burimeve të veta.

Anëtarët e tjerë të koalicionit qeveritar gjerman e miratuan dërgesën e raketave Taurus në Ukrainë. Deputetja gjermane, Mari-Agnes Shtrak-Cimerman më 4 shtator shkroi në TUiter se vetë Sholci e bllokoi këtë vendim në kuadër të koalicionit.

Sipas burimeve të cituara nga "Uollstrit xhurnall", Sholc është i shqetësuar se personeli gjerman do të duhet të punojë me predha në terren në Ukrainë, hap për të cilin ai pohonte se do të kërkojë votim në Parlament. Akoma më tepër, siç theksojnë, "Sholc druante se prania e trupave gjermane në terrenin në Ukrainë mund të shkaktojë konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë".

"Është e paqartë përse Sholc pohon se personeli gjerman do të duhet të locohet fizikisht në Ukrainë në mënyrë që të mund të përdoren raketat Taurus", shkruan "Uollstrit xhurnall". ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR