• e premte, 27 dhjetor 2024

“Uollstrit Xhurnall": Liderët perëndimorë që në pranverë e dinin se forcat ukrainase kanë pak gjasa në kundërofensivën

“Uollstrit Xhurnall

Nju Jork, 24 korrik 2023 (MIA) - Liderët perëndimorë e dinin se nuk kishte gjasa që forcat ukrainase në kundërofensivën që filloi këtë pranverë të arrinin t'i dëbojnë rusët nga pozicionet e tyre, shkruan "Uollstrit xhurnall".

Gazeta vlerëson se fushat e mëdha dhe të minuara, fortifikatat e ndërtuara mirë dhe forcat ajrore ruse parandalojnë në mënyrë sinergjike çdo përparim të rëndësishëm të trupave ukrainase.

Në vend të kësaj, fushata ushtarake ukrainase rrezikon të bjerë në udhëkryq me humbje të mëdha në njerëz dhe dëme materiale pa ndryshime të mëdha në fushën e betejës, theksohet në tekst.

Shtohet se doktrina ushtarake perëndimore parasheh se gjatë sulmit të pozicioneve të armikut, forcat sulmuese duhet të jenë të paktën tre herë më të mëdha se të armikut, me sulme të koordinuara nga forcat ajrore dhe tokësore dhe se njësive ushtarake ukrainase u mungon fuqia njerëzore, trajnimi dhe burimet për të përmbushur këto kritere.

Për më tepër, asnjë forcë ushtarake perëndimore nuk do të përpiqej të depërtonte në vijën e mirëkrijuar të mbrojtjes së kundërshtarit pa kontroll të plotë të hapësirës ajrore, thekson gazeta.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në muajin maj në intervistën për gazetën pranoi se Rusia ka epërsi në hapësirën ajrore dhe se mungesa e mbrojtjes për trupat ukrainase tregon se forcat ukrainase "do të pësojnë humbje të rënda njerëzore" gjatë luftimeve?!

Strategët ushtarakë ukrainas shpresojnë se do të gjejnë "vrima në linjat ruse" në vijën e frontit, të kryejnë veprime të suksesshme aksioni dhe të krijojnë kaos në radhët e armikut, por në vend të kësaj, fushat e minuara papritur kanë ngadalësuar sulmet e forcave ukrainase duke i lënë të ekspozuar ndaj goditjeve të forcave ajrore dhe raketore ruse, thekson gazeta.

QËNDRONI TË LIDHUR