• e diel, 06 tetor 2024

"Uollstrit Xhurnall": Izraeli fillo të pompojë ujë deti në tunelet e Hamasit në Gazë

Gazë, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) filluan ta mbushin me ujë deti kompleksin e tuneleve të Hamasit në Gazë, lajmëroi Uollstit Xhurnall duke cituar përfaqësues anonim zyrtarë amerikanë.

Gazeta shton se procesi me siguri do të zgjasë me javë.

Disa përfaqësues të administratës së bajdenit thanë se procesi mund të ndihmojë të shkatërrohen tunelet, ku Izraeli beson se grupi terrorist po fshehë pengje, luftëtarë dhe municion, kumtoi Uollstrit Xhurnall. Persona të tjerë zyrtarë shprehën shqetësim se uji i detit do ta rrezikojë furnizimin me ujëp të pastër në Gazë.

Procesi i vërshimit ka filluar pasi që IDF shtoi dy pompa në pesë pompa të cialt ishin instaluar për t'i vërshuar tunelet muajin e kaluar, deklaruan përfaqësuesit e autoriteteve amerikane për mediumin. Pesë pompat e para të mëdha ishin vendosur në veri të kampit të refugjatëve Al Shati, muajin e kaluar, ndërsa secila mund të pompojë mijëra metra kub ujë deti në tunele. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR