• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uollstrit xhurnal: Sipas inteligjencës amerikane, Putini drejtpërdrejt nuk qëndron pas vrasjes së Navalnit

Uollstrit xhurnal: Sipas inteligjencës amerikane, Putini drejtpërdrejt  nuk qëndron pas vrasjes së Navalnit

 Uashington, 27 prill 2024 (MIA) - Agjencitë e inteligjencës në SHBA kanë konstatuar se presidenti rus, Vladimir Putini, me siguri drejtpërdrejt nuk ka urdhëruar vrasjen e liderit të opozitës, Aleksej Navalni, shkruan sot Uollstrit xhurnal.

 Navalni, një nga kritikët më të ashpër të Putinit, vdiq në një burg të Arktikut në shkurt në moshën 47-vjeçare. Aleatët e tij, përfshirë edhe gruan e tij, kanë fajësuar liderin rus për vrasjen e tij - një akuzë që Kremlini e ka mohuar vazhdimisht, shkruan gazeta.

 Por, pas një vlerësimi të fundit të bazuar në një sërë informacionesh - duke përfshirë edhe disa informacione sekrete të klasifikuar dhe një analizë të fakteve publike - agjencitë e inteligjencës amerikane nuk besojnë se Putini ka urdhëruar vrasjen e kundërshtarit të tij.

 Vlerësimi,  gjithashtu e mori parasysh kohën e vdekjes dhe mënyrën se si ajo e la në hije rizgjedhjen presidenciale të Putinit në mars, shkruan gazeta, duke iu referuar burimeve të saj.

 Gazeta citoi burime të cilat thonë se përfundimi ishte "i pranuar gjerësisht në komunitetin e inteligjencës dhe u nda nga disa agjenci, duke përfshirë edhe Agjencinë Qendrore të Inteligjencës, Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Njësinë e Inteligjencës së Departamentit të Shtetit".

 Duke e komentuar raportin, Leonid Volkovi, ndihmësi i lartë i Navalnit, përfundimet e tilla i quajti  naive dhe qesharake, raportoi Uollstrit xhurnal.

 Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR