• e enjte, 26 dhjetor 2024

Uollstrit xhurnal: Rreth 80 për qind e rrjetit të tuneleve të Hamasit në gazë janë të padëmtuar

Uollstrit xhurnal: Rreth 80 për qind e rrjetit të tuneleve të Hamasit në gazë janë të padëmtuar

Uashington, 28 janar 2024 (MIA) - Pas 114 ditëve luftë, rreth 80 për qind e rrjetit të tuneleve të Hamasit nën Rripin e Gazës ende mbeten të padëmtuar, kumtoi sot Uollstrit xhurnal.

Duke iu referuar përfaqësuesve izraelitë dhe amerikanë, gazeta thekson se është vështirë të vlerësohet se sa labirinthe nëntokësore janë shkatërruar deri më tani nga ushtarët izraelitë.

Prej fillimit të ofenzivës tokësore në fund të tetorit të vitit të kaluar, pas sulmeve të befasishme tejkufitare të ekstremistëve palestinezë, të kryesuar nga Hamasi, më 7 tetor, në të cilat u vranë rreth 1.200 njerëz ndërsa rreth 250 pengje u rrëmbyen dhe u dërguan në Gazë, forcat izraelite tentuan t'i shkatërrojnë tunelet, duke zbuluar rrjet gjithnjë e më të madh të asaj organizate islamiste.

Disa tunele u bombarduan, disa u vërshuan, por ky proces shkon ngadalë sepse po kontrollohet nëse ka bomba të vendosura në tunele dhe nëse ka pengje para se të shkatërrohen.

Besohet se lideri i Hamasit në Gazë, Jahja Sinvar dhe komandantë të tjerë të organizatës fshihen nën tokë.

Gazeta citon disa zyrtarë izraelitë se Sinvar është në qendrën e komandës në një tunel nën Kan Junis, qyteti më i madh në jug të Rripit, dhe se atje ka pengje.

Në fillim të janarit u kumtua se përfaqësues të lartë të mbrojtjes izraelite vlerësojnë se gjatësia e përgjithshme e tineleve është preju 560 deri mbi 700 kilometra, përkujtojnë meidumet izraelite.

Kjo, siç kumtoi "Njujork tajms", është më shumë se vlerësimi i forcave mbrojtëse izraelite (IDF), ndërsa ato flasin për gjithsej 400 kilometra tunele, që dukej habitëse duke pasur parasysh atë që sipërfaqja e Gazës është 360 kilometra katrorë. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR