• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

"Uollstrit xbuirnall": Ndihma e re amerikane për Ukrainën nuk do ta ndryshojë në mënyrë rrënjësore pozitën e Kievit në fushëbetejë

Uashington, 21 prill 2024 (MIA) - Ndihma e re amerikane për Ukrainën nuk do ta ndryshojë në mënyrë rrënjësore pozitën e Kievit në fushëbetejë, shkruan gazeta "Uollstrit xhurnall".

"Duke e pasur parasysh pozitën e rëndë të Ukrainës në fushëbetejë dhe sukseset që i arritën ushtarët rusë në muajt e fundit, ka pak gjasa që ndihma e re do ta ndryshojë në mënyrë rrënjësore fatin e Kievit", shkruan gazeta.

Në shkrim përkujtohet se Ukraina përballet me mungesë serioze të njerëzve, si dhe granata.

Sipas gazetës, pakoja e re e ndihmës nga SHBA-ja, në rastin më të mirë, mund ta ndihmojë Ukrianën t'i parandalojë sulmet ruse dhe "ta ruajë territorin" përderisa aleatët evropianë të mos kenë mundësi të sigurojnë ndihmë më të madhe për vendin vitin e ardhshëm.

Dhoma përfaqësuese e SHBA-së mbrëmë e miratoi propozim-ligjin me të cilin Ukrainës, Izraelit dhe aleatëve amerikanë në rajonin indo-paqësor t'u sigurohen mjete financiare shtesë në shumë prej gjithsej 95 miliardë dollarëve. për ligjin duhet të deklarohet edhe Senati amerikan. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR