• e diel, 06 tetor 2024

Uolllstrit xhurnal: Izraeli është pajtuar që ta anulojë pushtimin e Gazës që të mundet SHBA-ja të përshpejtojë me sistemimin e sistemeve për mbrojtje antiajrore në rajon

Uolllstrit xhurnal: Izraeli është pajtuar që ta anulojë pushtimin e Gazës që të mundet SHBA-ja të përshpejtojë me sistemimin e sistemeve për mbrojtje antiajrore në rajon

Uashington, 25 tetor 2023 (MIA) - Izraeli është pajtuar që ta anulojë pushtimin e Gazës që të mundet SHBA-ja të përshpejtojë me përpjekjet për mbrojtje raketore në rajon. Izraeli tash për tash është dakorduar me kërkesën e SHBA-së që ta vendosin mbrojtjen antiraketore që t'i mbrojnë trupat amerikanë në rajon para sulmit të pritur tokësor mbi Gaza, deklaruan persona zyrtarë, raportoi Uollstrit xhurnal.

Pentagoni punon në sistemimin e dhjetë sistemeve për MAA në rajon, që t'i mbrojë nga predhat dhe raketat trupat amerikanë, të cilët shërbejnë në Irak, Siri, Kuvajt, Jordani, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, thekson media.

Izraeli, gjithashtu i merr parasysh përpjekjet për furnizim me ndihmë humanitare për civilët në territorin palestinez, si dhe përpjekjet diplomatike për lirimin e disa pengjeve, që i mban Hamasi. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR