• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Uollc: Shtëpia e Bardhë i përshëndet përpjekjet evropiane për të arritur paqen në Ukrainë

Uollc: Shtëpia e Bardhë i përshëndet  përpjekjet evropiane për të arritur paqen në Ukrainë

 Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë i përshëndet përpjekjet e udhëhequra nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, deklaroi sot këshilltari për siguri kombëtare amerikane, Majk Uollc.

"I përshëndesim evropianët që po marrin drejtimin në sigurinë evropiane.Ata, gjithashtu duhet të investojnë në aftësitë për ta bërë këtë, dhe e gjithë kjo ishte e qartë dhe iu komunikua ukrainasve disa herë para së premtes", deklaroi Uallc në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi kryeministri britanik Kir Starmer i prezantoi përpjekjet e reja të koalicionit evropian për të siguruar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës. 

 Ai tha se ishte e qartë edhe përpara se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të vizitojë Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar se Evropa planifikon të rrisë kontributin për sigurinë e Ukrainës.

Sipas tij, ekipi i presidentit amerikan Donald Tramp nuk  kupton pse Zelenski veproi sikur ky pozicion të ishte i ri për të kur ai  të premten e vizitoi Shtëpinë e Bardhë  për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla. 

 "Ai atëherë mund të largohej me një garanci ekonomike që do të ishte e dobishme për Ukrainën dhe, mendoj, për të gjithë botën. Kështu që vërtet na habit  pse patëm një konflikt të tillë", tha Uallc

 Në një intervistë për Foks njuz, gjithashtu shprehu  dyshim se Zelenski është "dikush me të cilin administrata amerikane mund të merret në të ardhmen" për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Për të, shkëmbimi verbal në Zyrën Ovale të premten midis Zelenskit dhe Trampit ishte "një episod vërtet qesharak dhe i papranueshëm". 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR