• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

UNRVA: Të paktën 250.000 persona do të detyrohen të largohen nga Kan Junis

UNRVA: Të paktën 250.000 persona do të detyrohen të largohen nga Kan Junis

Gaza, 3 korrik 2024 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë të Refugjatëve palestinezë (UNRVA) vlerësoi se 250.000 persona do të detyrohen të largohen nga Kan Junis, pasi autoritetet izraelite dhanë urdhër të ri për evakuim të qytetit. 

"Vetëm disa javë pasi njerëzit u detyruan të kthehen në Kan Junisin e shkatërruar, autoritetet izraelite lëshuan urdhra të reja për evakuimin e zonës. Sërish, familjet përballen me zhvendosje të detyruar. Vlerësojmë se 250.000 njerëz do të duhet të largohen. Edhe pse askund në Gaza nuk është e sigurt", shënoi UNRVA në rrjetin X.

Vetëm para disa javësh, Kan Junisi u braktis pasi sulmet izraelite dëmtuan ose shkatërruan shtëpi dhe ndërtesa.

"Kjo është edhe një goditje për njerëzit dhe familjet. Supozohet se ata janë zhvendosur me forcë vazhdimisht", tha oficerja e lartë për komunikime në UNRVA", Luiz Voterixh. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR