• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

UNRVA: Pothuajse një milion palestinezë janë larguar nga qyteti i Rafah në tre javët e fundit

UNRVA: Pothuajse një milion palestinezë janë larguar nga qyteti i Rafah në tre javët e fundit

 Rafah, 28 maj 2024 (MIA) - Pothuajse një milion njerëz janë larguar nga qyteti i Rafahut në tri javët e fundit, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Mesme (UNRVA), transmetojnë mediat britanike.

 Qyteti në Rripin jugor të Gazës është shtëpi e përkohshme e më shumë se një milion palestinezëve që kanë ikur nga sulmet izraelite në pjesë të tjera të enklavës.

 Që nga fillimi i majit, ushtria izraelite ka kryer një operacion të kufizuar në Rafah, për të cilin thotë se ka për qëllim eliminimin e militantëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës së përdorur nga lëvizja Hamas, e cila qeveris në Gazë.

 Civilëve u është kërkuar të lëvizin në një "zonë të zgjeruar humanitare" rreth 20 kilometra.

 Shumë palestinezë thonë se janë nën kërcënim të sulmeve izraelite pa dallim se ku ndidhen dhe se muajve të fundit vazhdimisht lëvizin para-mbrapa në Rripin e Gazës.

 Agjencia e KB-së bëri të ditur tha se nga zhvendosja nga Rafahu edhe pse njerëzit nuk kanë ku të shkojnë në vend më të sigurt në kulmin e bombardimeve, mungesës së ushqimit dhe ujit, kontejnerëve të mbeturinave dhe kushteve të papërshtatshme të jetesës.

Agjencia shtoi se "sigurimi i ndihmës dhe mbrojtjes në situata të tilla bëhet pothuajse i pamundur".

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR