• e premte, 08 nëntor 2024

UNRVA: Nga Rafah deri tani janë larguar 450.000 palestinezë

UNRVA: Nga Rafah deri tani janë larguar 450.000 palestinezë

Rafah, 14 maj 2024 (MIA) - Agjencia e KB-së për ndihmë ndaj refugjatëve palestinezë (UNRVA) sot kumtoi se gjithsej 450.000 persona kanë ikur nga qyteti Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës që kur armata izraelite hyri në qytete javën e kaluar.

"Njerëzit përballen me lodhje të vazhdueshme, uri dhe frikë. Një armëpushim i menjëhershëm është shpresa e vetme", njoftoi UNRVA në platformën X.

KB-ja dje kumtoi se 100.000 persona të tjerë ende janë zhvendosur në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Izraeli ka urdhëruar evakuime të reja në veri, ndërsa lufton me Hamasin, luftëtarët e të cilit janë rishfaqur në zonat që bombardoi rëndë dhe ka kryer një ofensivë tokësore që nga fillimi i luftës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR