• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

UNRVA: Në pjesën veriore të Rripit të Gazës nuk ka ujë, ushqim dhe ilaçe

UNRVA: Në pjesën veriore të Rripit të Gazës nuk ka ujë, ushqim dhe ilaçe

Gazë, 24 nëntor 2024 (MIA) - Palestinezët në pjesën e rrethuar veriore të Rriupit të Gazës nuk kanë qasje në ujë dhe ushqim, ndërsa tërërisht janë zhdukur edhe rezervat mjekësore të Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA), deklaroi koordinatorja e UNRVA-së, Luiz Uotrixh.

Ajo theksoi se autoritetet palestineze pothuaj 50 ditë nuk u lejojnë qasje punëtorëve humanitarë në pjesën veriore të enklavës, ndërsa tetë puse të UNRVA-së në afërsi të kampit për refugjatë, Xhabalia u shkatërruan.

Uotrixh deklaroi se rreth 300.000 njerëz tani jetojnë në Gazë, pasi pjesa veriore e Rripit të Gazës është "rrafshuar me tokë", ndërsa njerëzit e zhvendosur, përveç ujit, ushqimit dhe ilaçeve, kanë nevojë edhe për strehimore, tenda dhe batanije.

"Nga fillimi i këtij rrethimi, ne kemi këtë situatë të tmerrshme, ku njerëzit detyrohen të ikin nga veriu i rrethuar, për të shpëtuar jetën e tyre dhe të vijnë në Gazë për të kërkuar siguri, por rreziku i ndjek. Vdekja dhe shkatërrimi janë hijet e tyre", theksoi Uotrixh.

Ajo gjithashtu theksoi se siguria e personelit të UNRVA-së është në rrezik. Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës deri tani janë vrarë 247 të punësuar në UNRVA.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, në sulmet izraelite në Rripin e Gazës nga tetori i kaluar, janë vrarë më shumë se 44.000 njerëz, ndërsa 104.268 janë plagosur. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR