• e shtunë, 23 nëntor 2024

UNRVA: Kjo është zhvendosja më e madhe e palestinezëve që nga viti 1948

UNRVA: Kjo është zhvendosja më e madhe e palestinezëve që nga viti 1948

Nju Jork, 15 janar 2024 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinez (UNRWA) sot kumtoi se lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, e cila filloi më 7 tetor, ka sjellë shpërnguljen më të madhe të popullit palestinez që nga viti 1948.

 

"Kjo është zhvendosja më e madhe e popullit palestinez që nga viti 1948. Një brez i tërë fëmijësh është traumatizuar, mijëra janë vrarë, gjymtuar dhe kanë mbetur jetimë”, theksohet në publikimin e UNRVA-së në rrjetin social X.

Në vitin 1948, "nakba", e njohur gjithashtu si "katastrofa palestineze", ndodhi kur trupat izraelite pushtuan Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, e ndjekur me persekutim dhe zhvendosje të palestinezëve në të gjithë Lindjen e Afërt. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR