• e martë, 26 nëntor 2024

UNRVA: Gazës i kërcënohet katastrofë

UNRVA: Gazës i kërcënohet katastrofë

Gaza, 25 tetor 2023 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë të refugjatëve palestinezë në Lindjen e Mesme (UNRVA) thekson se do të pasojë katastrofë nëse enklava mbetet pa karburant. Nga atje thonë se karburanti është vendimtar për të gjitha operacionet në enklavën e bllokuar.

"Duhet të porositet karburant për të siguruar njerëzit që të kenë ujë të pastër për pije, spitalet të mbeten të hapura dhe të vazhdojnë operacionet për shpëtimin e jetëve", njofton UNRVA në platformën X. 

Gjithashtu ata shprehin shqetësim edhe për ndikimin që mund të ketë mungesa e karburantit në kujdesin shëndetësor në enklavë.

Agjenci të tjera të KB-së vlerësojnë se një e treta e spitaleve në Gaza dhe pothuajse dy të tretat e klinikave për kujdesin primar shëndetësor janë mbyllur për shkak të dëmtimit ose mungesës së karburantit.

Mjekët përshkruajnë në detaje problemet me të cilat përballen në punën e tyre pa pajisjet kyçe, ndërsa njëri prej tyre për Bi-Bi-Si madje shpjegoi se stafi tashmë ndjehet i lodhur dhe i rraskapitur. qa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR