• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

UNRVA bën thirrje për kalim të papengueshëm të ndihmës humanitare në Gazë

UNRVA bën thirrje për kalim të papengueshëm të ndihmës humanitare në Gazë

Bejrut, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Agjencia e KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRVA) sot bëri thirrje për qasje të sigurt dhe të papengueshme drejt ndihmës humanitare për rripin e Gazës.

"U bëj thirrje autoriteteve izraelite, palëve të tjera në konflikt dhe atyre të cilët kanë ndikim ndaj tyre të ruajnë mjedisin për dërgim të sigurt dhe të papengueshëm të ndihmës humanitare", shkroi sot shefi i UNRVA-së, Filip Lazarini.

Ai bëri thirrje të sigurohen rezerva humanitare për Rripin e Gazës në mënyrë që t'u përgjigjen nevojave të mëdha, përfshirë derivatet, ushqimin, medikamentet, ujin dhe materialin higjienik, gjithashtu edhe për ata me nevoja specifike si gra, vajza adoleshente dhe persona me nevoja të veçanta.

Vlerësimet e kohëmëparshme të UNRVA-së janë se 40 për qind e banorëve të Gazës janë në rrezik nga uria.

"Shteti i Izraelit si furi okupatore duhet të kujdeset që popullata të ketë qasje dhe t'u sigurohen shërbimet themelore", tha shefi i UNRVA-së, duke iu referuar edhe palëve të tjera të involvuara në konflikt të lehtësohet qasja humanitare drejt të gjithë atyre të cilvëe u nevojitet.

Ushqimi, uji, derivatet dhe e tërë ndihma humanitare, shtoi ai, asnjëherë nuk guxojnë të shfrytëzohen si armë ushtarake. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR