Universiteti Kolumbia ka shtyrë afatin që ua dha demostrantëve kundër luftës në Gazë që të shpërndahen
- Universiteti amerikan Kolumbia e ka shtyrë afatin kohor, i cili skadon në mesnatë, që ua dha studentëve propalestinezë për të pastruar kampusin, ku atat po protestojnë kundër luftës në Gazë.
- Post By Fami Bajrami
- 11:43, 26 prill, 2024
Nju-Jork, 26 prill 2024 (MIA) - Universiteti amerikan Kolumbia e ka shtyrë afatin kohor, i cili skadon në mesnatë, që ua dha studentëve propalestinezë për të pastruar kampusin, ku atat po protestojnë kundër luftës në Gazë.
"Negociatat kanë përparuar dhe vazhdojnë sipas planit", kumtuan nga zyra e kryetarit të Universitetit në Nju-Jork Minush Shafiq, duke mohuar se është kërkuar të intervenojë policia.
"Na quajnë terroristë, na quajnë dhunues. Por i vetmi mjet që kemi është zëri ynë", tha një nga studentët në tubim.
Demonstratat e studentëve propalestinezë në SHBA, të cilët janë përhapur në disa universitete, nisën në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork.
Disa nga universitetet më prestigjioze në botë, si Harvard, Jeil dhe Prinston, iu bashkuan lëvizjes studentore dhe demonstratave. rq/
Foto: EPA