• e mërkurë, 27 nëntor 2024

UNICEF-i: Pothuajse gjysma e anëtarëve të bandave në Haiti janë fëmijë

UNICEF-i: Pothuajse gjysma e anëtarëve të bandave në Haiti janë fëmijë

 Uashington, 25 nëntor 2024 (MIA) - Në Haiti, numri i fëmijëve të rekrutuar nga bandat e armatosura është rritur për 70 për qind në vitin 2023, ka paralajmëruar Fondi për Fëmijë  i KB-së (UNICEF), duke theksuar se fëmijët përbëjnë pothuajse gjysmën e anëtarëve të bandave.

Paqëndrueshmëria politike në Haiti ka zgjatur për dekada, por në muajt e fundit dhuna në vend është përshkallëzuar ndjeshëm. Tani, bandat kontrollojnë 80 për qind të territorit të kryeqytetit Port-o-Prens. 
 
 "Rritja e paprecedentë e dhunës e regjistruar midis tremujorëve të dytë të vitit 2023 dhe 2024 tregon një krizë të përkeqësuar të mbrojtjes së fëmijëve në këtë ishull të Karaibeve të prekur nga dhuna", theksohet në deklaratën e UNICEF-it  prej mbrëmë.
 
Për momentin , gjysma e të gjithë anëtarëve të grupeve të armatosura janë fëmijë, theksohet në dokument.

UNICEF-i e shpjegon këtë rritje të rekrutimit të fëmijëve me përshkallëzimin e dhunës, varfërinë e përhapur, mungesën e arsimit dhe shkatërrimin pothuajse total të infrastrukturës kryesore.

"Fëmijët e Haitit janë të bllokuar në një rreth vicioz - ata janë të rekrutuar në të njëjtat grupe të armatosura të cilt e përkeqësojnë situatën e tyre të dëshpëruar dhe numri i tyre vazhdon të rritet", tha Ketrin Rasel, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it, duke shtuar se "kjo tendencë e papranueshme duhet të ndalet  me të cilën siguria dhe mirëqenia e fëmijëve do të bëhen prioritet për të gjitha palët".
  
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR