• e enjte, 26 dhjetor 2024

UNICEF-i i bëri thirrje ta ndalojë transferimin e detyruar të fëmijëve nga Ukraina

UNICEF-i i bëri thirrje ta ndalojë transferimin e detyruar të fëmijëve nga Ukraina

Gjenevë, 8 shkurt 2024 (MIA) - Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve (UNICEF) sot i bëri thirrje Rusisë ta ndalë transferimin e dhunshëm të fëmijëve nga territoret e okupuara të Ukrainës, sepse, siç thekson, ajo është shkelje e së drejtës ndërkombëtare, dhe prandaj kërkon t'ua kthejë familjeve të tyre.

UNICEF-i, në raportin e vet për Rusinë, thekson se Moska duhet të sigurojë të dhëna për numrin e saktë të fëmijëve të marrë nga Ukraina dhe ku ndodhen ata për momentin, në mënyrë që të mund të indentifikohen dhe të kthehen.

Komiteti, gjithashtu, kumtoi se Rusia duhet të kujdeset që asnjë fëmijë të mos privohet nga nacionaliteti ukrainas dhe se identiteti i tyre, emri dhe marrëdhëniet famiëjare duhet të ruhen.

Rusia i hodhi poshtë akuzat për deportim të dteyruar të fëmijëve, duke thënë se kjo është vetëm mbrojtje e fëmijëve të cilët i ishin ekspozuar rrezikut në zonën e konfliktit.

Kievi thekson se deri më tani 20.000 fëmijë janë marrë nga Ukraina në Rusi pa pëlqimin e familjeve apo kujdestarëve të tyre, ndërsa Gjykata ndërkombëtare penale (GJNP) kërkon arrestim të presidentit rus Vlladimir Putin për shkak të paligjshmërisë së deportimeve.

Marsin e kaluar GJNP lëshoi urdhëresa të reja për arrestimin e Putinit dhe komisares ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova nën akuzën për deportim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina.

Kryeprokurori i GJNP-së me atë rast tha se Rusia ka transferuar "së paku qindra" fëmijë nga jetimoret në rajonet e okupuara në Ukrainë.

Kremlini i hodhi poshtë akuzat e GJNP-së si "të papranueshme. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR