• e enjte, 07 nëntor 2024

UNICEF: Numër gjithnjë e më i madh i fëmijëve emigrantë tentojnë ta kalojnë ngushticën vdekjeprurëse të Panamasë

UNICEF: Numër gjithnjë e më i madh i fëmijëve emigrantë tentojnë ta kalojnë ngushticën vdekjeprurëse të Panamasë

Panama Siti, 16 maj 2024 (MIA) - Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) paralajmëron se numër gjithnjë e më i madh i fëmijëve emigrantë po tentojnë ta kalojnë Ngushticën e rrezikshme të Panamasë, mes Amerikës së Mesme dhe asaj Jugore, i cili përbëhet nga male dhe këneta, ndërkaq në të cilin nuk ka prani të policisë.

UNICEF-i dje në Panama Siti e prezantoi raportin, sipas të vilit në katër muajt e parë të vitit, mbi 30.000 persona të mitur u nisën në udhëtim të gjatë rreth njëqind kilometra në veri, përmes hapësirës që e ndan Panamanë nga Kolumbia. Kjo është për 40 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2023. Rreth 200 fëmijë ishin të pashoqëruar.

Sipas UNICEF-it, emigrimi i fëmijëve përmes Ngushticës së Panamasë këtë vit sërish do të shënojë rekord, për të pestin vit me radhë.

"Ngushtica e Panamasë nuk është vend për fëmijë. Shumë fëmijë e humbin jetën në atë udhëtim të mundimshëm, të rrezikshëm. Ata të cilët mbijetojnë, arrijnë në spitale, të uritur, të dehidratuar dhe shpesh të lënduar. Disa fëmijë madje edhe lindën në xhungël", deklaroi zëvendës drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Ted Çajban.

Emigrantët përmes rutës më të rrezikshme në botë udhëtojnë prej tre deri në 15 ditë. Emigrantët nuk u ekspozohen vetëm rreziqeve nga natyra e egër, por shpesh janë edhe viktima të dhunës nga grupet kriminele dhe sulmeve seksuale.

Mbi gjysmë milioni njerëz e kaluan atë rutë vitin e kaluar, mes të cilëve edhe 113.000 fëmijë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR