• e hënë, 23 dhjetor 2024

Banka qëndrore e Shqipërisë e uli normën e interesit për 0,5 për qind, ekonomia shënon rritje prej 4 për qind

Banka qëndrore e Shqipërisë e uli normën e interesit për 0,5 për qind, ekonomia shënon rritje prej 4 për qind

Tiranë, 7 nëntor 2024 (MIA) – Banka Qendrore e Shqipërisë ka vendosur të ulë për 0,5 për qind normën bazë të interesit, me çka ky tregues tashmë është në nivel prej 2,75 për qind.

"Bordi mbikëqyrës vendosi uljen e normës bazë të interesit, nga niveli 3 për qind në nivelin 2,75 për qind; norma e interesit të depozitave njëditore nga 2 për qind në 1,75 për qiind dhe norma e interesit të kredisë njëditore nga 4 për qind në 3,75 për qind, tha guvernatori, Gent Sejko.

Theksoi se Bordi mbikëqyrës konsideron se me këtë lëvizje do të krijohen kushte më të përshtatshme monetare për të kontrolluar ndikimin që goditjet afatshkurtra të ofertës mund të kenë në inflacion në të ardhmen.

"Vendimi ilustron gatishmërinë e Bordit mbikëqyrës për të reaguar në kohë dhe në mënyrë simetrike ndaj lëvizjeve të inflacionit, i cili në afat të mesëm po i afrohet gradualisht objektivit të bankës të nivelit prej 3 për qind. Vendimet e ardhshme për politikën monetare edhe më tej do të vazhdojnë të kushtëzohen nga informacione të reja, veçanërisht nga analizat dhe vlerësimet e ecurisë së presioneve të brendshme inflacioniste", theksoi ai.

Këto vendime, theksoi, do të jenë gjithmonë në përputhje me objektivin tonë për stabilitetin e çmimeve, si dhe në përputhje me politikën fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit.

Sipas tij, ekonomia shqiptare po shënon një trend pozitiv dhe në gjysmën e parë të këtij viti ka shënuar një rritje prej 4 për qind. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR